BERLIN, 8 janar /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel përjashtoi sot çdo heqje të sanksioneve evropiane kundër Rusisë pa zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Minskut nënshkruar në muajin shtator për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë.
"Mendoj se duhet të shohim fillimisht zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Minskut me qëllim që të mund të themi se mund t'i heqim këto sanksione", deklaroi Merkel, në Berlin në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin, Arseni Jatseniuk.
Kancelarja mori menjëherë miratimin e homologut të saj.
"Tashmë marrëveshjet e Minskut duhet të respektohen dhe vetëm atëherë mund të diskutojmë nëse sanksionet duhet të hiqen", konfirmoi Jatseniuk./
/ec/











