Ai është fotografuar teksa po shijonte një mëngjes bavarez i rrethuar jo vetëm nga zyrtarë të tjerë, por edhe njerëz të thejshtë.
Angela Merkel e ka trajtuar Presidentin amerikan me nderimet e duhura, duke i servirur specialitetet lokale ku përfshiheshin Weisswurst dhe birra në fshatin alpin të Kruen të dielën, përpara nisjes së samitit.
Obama dhe Merkel hëngrën me vendasit ushqimet tradicionale.
Ajo që ra në sy ishte se Obama nuk ndalonte dot së piri birrën e famshme bavareze. Nga fotot duket se e ka shijuar në maksimum. Urojmë vetëm mos ta ketë dehur para samitit ku diskutohen çështje të nxehta globale.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)