BERLIN, 8 janar /ATSH-AFP/ - Kancelarja, Angela Merkel vlerësoi marrëdhëniet e mira mes gjermanëve dhe myslimanëve ndërkohë që një sondazh i publikuar sot tregon se më shumë se një në dy gjermanë e kosideron islamin si një kërcënim.
"Ata që nuk janë të fesë myslimane kanë një marrëdhënie shumë të mirë me myslimanët në Gjermani", nënvizoi Merkel, e cila u pyet në një konferencë shtypi pas sulmit kundër të përjvshmes franceze "Charlie Hebdo" që shkaktoi 12 të vdekur.
"Të gjithë myslimanët janë shprehur qartë lidhur me  sulmin terrorist kundër Charlie Hebdo", shtoi ajo duke shprehur keqardhje për disa individë në Gjermani që janë bashkuar me xhihadistët.
"Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që besimtarët e çdo feje, kushdo qofshin, hebrenj, të krishterë, myslimanë apo edhe ata që nuk kanë asnjë fe, do të jenë të mbrojtur me çdo mënyrë", shtoi Merkel./
/ec/