BERLIN, 13 shtator /ATSH-AFP/ - Qyteti gjerman i Mynihut nuk ka më kapacitet të pranojë kontigjente të tjera refugjatësh pas mbërritjes vetëm një ditë më parë të një numri prej 12 200 personash sipas tyre, një shifër që prek limitin ekstrem, raportoi sot policia lokale.
"Bazuar në shifrat e regjistruara dje është mjaft e qartë se ndodhemi në limitin ekstrem të kapacitetit tonë, për të marrë përsipër kërkesat e azilantëve që po vërshojnë nga korridori i Ballkanit drejt Hungarisë më pas drejt Austrisë, deklaroi një zëdhënës i zyrës menaxhuese të policisë së Mynihut. Gjatë mesditës së djeshme u regjistruan rreth 12 200 refugjatë./
/v.b/










