Tre sirianë janë arrestuar në Gjermani pasi dyshohet se janë të dërguar nga Shteti Islamik për të ndërmarrë sulme terroriste.

Të rinjtë mes moshës 17 dhe 26 vjeç u arrestuan pas disa operacioneve të zhvilluar në qytete të ndryshme të Gjermanisë.

Qëllimi i tyre ka qenë të përmbushnin një urdhër të mëparshëm të krerëve të Shtetit Islamik ose të prisnin për udhëzime të mëtejshme.
 
Ndërkohë ministri i Brendshëm gjerman De Maiziere u tha gazetarëve se të dyshuarit mund të kenë lidhje me atentatet e Parisit të shënuara në nëntor të 2015.

Të rinjtë janë identifikuar si Mahir Al-H 17 vjeç, Ibrahim M 18 vjeç dhe Mohamed A 26 vjeç.

Sipas autoriteteve të dyshuarit kanë udhëtuar nga Turqia në Greqi me pasaporta false.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)