Gjermani, Partia e Merkel pëson
humbje, një tjetër grua synon Berlinin

Gjermani, Partia e Merkel pëson<br />humbje, një tjetër grua synon Berlinin
BERLIN- Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, pësoi humbje të madhe në zgjedhjet rajonale. Demokratët e Krishterë të Merkelit fituan vetëm 26 për qind të votave në zgjedhjet e shtetit North Rhine Westphalia, (Rini Verior Vestfali) landi me popullsinë më të madhe në Gjermani.

Social-demokratët e opozitës dhe Të Gjelbrit siguruan shumicën, ndërsa Partia Pirate morri më pak se 8 për qind të votave, por siguroi vende në asamblenë e shtetit gjerman.

Merkel, e cila personalisht thuhet të jetë mjaft popullore, porse kryeson një kabinet grindavec, do të përballet me zgjedhjet e ardhshme federale në vitin 2013.
Rezultati i zgjedhjeve shifet dhe si një sfidë mes grave në zhgjedhjet federale për postin e kancelares që do të zhvillohen në Berlin në shtatit 2013.

Suksesi i siguruar nga guvernatorja socialdemokrate, Hannelore Kraft, mund të bëjë që të jetë përballë Merkelit duke kaluar të tre kandidatët e partisë së saj të cilët synojnë të sfidojnë Angjela Merkel.

Të gjithë sondazhet flasin për një superioritet të Hannelore Kraft ndaj ish ministrit të financavbe, Peer Steibrueck, Frank-Walter Steinmeier si dhe vetë presidentin e partisë Sigmar Gabriel. Në fund Gjermania pas nëj viti mund të ketë përballë një sfidë mes dy grave.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin