GJERMANI - Rreth 15 mijë persona kanë marrë pjesë në marshimin kundër “Islamizmit të perëndimit” në qytetin lindor gjerman Dresden. Paralelisht u mbajt dhe një anti-protestë me më shumë se 5 mijë njerëz por pa shënuar incidente.
 
Dresden është vendlindja e lëvizjes së quajtur ‘Pegida”, e cila është krijuar nga patriotikët Europianë kundër Islamizimit të perëndimit. Rreth 1 mijë policë kanë mbajtur situatën nën kontroll. Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi gjermanët të mos përfshihen në akte ekstremiste.
 
“Ka liri për tubim në Gjermani, por nuk ka vend për nxitje dhe gënjështra në lidhje me njerëzit që vijnë nga vendet e tjera”, citoi Merkel. Emigracioni është bërë temë e nxehtë në Gjermani këtë vit, pas një rritje të pazakontë të numrit të azilkërkuesve, e nxitur nga luftarët në Siri dhe Irak.
 
Sipas të dhënave, Gjermania pranon më shumë azilkërkues se sa çdo vend tjetër i BE-së. Gjermania ka pritur këtë vit 200 mijë kërkesa për azil, nga 127 mijë në 2013-ën.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)