MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se sanksione të mundshme të reja të perëndimorëve kundër Moskës do të kenë pasoja të rënda për ekonominë ukrainase, që është ende shumë e lidhur me atë të Rusisë, gjatë një interviste për kanalin televiziv gjerman ARD të publikuar sot.
"Bankat ruse i kanë dhënë aktualisht një hua prej 25 miliardë dollarë ekonomisë ukrainase. Nëse partnerët tanë evropianë dhe amerikanë duan të ndihmojnë Ukrainën, si mund ata të minojnë bazën financiare, duke limituar aksesin e institucioneve tona financiare për tregjet botërore të kapitaleve?", pyet Putini në këtë intervistë të realizuar të enjten, para se të fillonte mbledhja e G20 në Brisbane, në Australi.
"Ata duan të shkaktojnë flaimentimin e bakave tona? Në këtë rast, ata do të shkaktojnë edhe falimentimin e Ukrainës", paralajmëroi ai.
"Për më tepër, në kemi dheënë një hua prej tre miliardë dollarësh, para një viti, me kusht që borxhi i përgjithshëm Ukrainas të mos kalojë 60 për qind të PBB-së. Nëse ndodh e kudnërta, ministri ynë i Financave ka të drejtën që të kërkojë një rimbursim të parakohshëm", vazhdoi Putini.
"Edhe një herë, nëse ne e bëjmë këtë, i gjithë sistemi financiar do të shënbet. Por ne kemi vendosur që të mos e bëjmë ktë. Ne nuk duam të përkeqësojmë situatën. Ne duam që ukraina të ringrihet", garanton presidenti rus.
Perëndimorët akuzuan këtë javë Rusinë se ka dërguar përforcime me armatime të rënda në lindje të Ukrainës, duke ngjallur frikën e rikthimit të një lufte të përgjithshmë mes rebelëve prorusë dhe ushtrisë ukrainase, dhe drejtojnë ndaj Moskës kërcënimin e sanksioneve të reja duke bllokuar kryesisht kompanitë e saj për hyrjen në tregjet dhe kapitalet e huaja./ATSh/
/Shqiptarja.com