/ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang  Schauble, mikëpritësi i  G7-s të Financave në Dresde, theksoi sot se njoftimet pozitive nga qeveria greke nuk reflektonin plotësisht avancimin e diskutimeve të Athinës me kreditorët.

Qeveria greke ka lënë të kuptohet se këtë javë një marrëveshje ishte e mundshme pas disa muajve negociatash intensive për zhbllokimin e një ndihme financiare për Athinën, gjë që partnerët e saj e kanë përgënjeshtruar.

Schauble u shpreh dje në mbrëmje i habitur me deklaratat që vinin nga Athina dhe zyrtarët e tjerë të pranishëm në Dresde, ku komisioneri evropian, Pierre Moscovici dhe drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, theksuan se kishte ende shumë punë para një marrëveshjeje përfundimtare.

Koha po kalon për gjetjene një zgjidhjeje sepse arkat e Athinës janë të voshatisura dhe vendi duhet të kryejë rimbursime, veçanërisht FMN-së, këtë muaj./