Gjermani Schweinsteiger i rrallë
dhe jashtë fushës së futbollit

Gjermani Schweinsteiger i rrallë<br />dhe jashtë fushës së futbollit<br>
Gjermani Bastian Schweinsteiger pas  momenteve jo të mira me “Djajtë e Kuq” të Manchester United  është zhvendosur në drejtim të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për të luajtur me skuadrën e Chicago Fire.

Tashmë futbolli amerikan si një shtëpi luksi për  futbollistët që janë në fund të karrierës ka krijuar hapësirë  edhe për ish fantazistin gjerman.

Ai ka marrë vëmendje dhe jashtë fushës së blertë, pasi teksa po ecte rrugës  së bashku me bashkëshorten e tij  serbe, Ana Ivanoviç, ka ndihmuar një çiklist, pasi  rrezikonte të binte nga biçikleta.

Pas ndihmës së dhënë ka qenë vetë çiklisti, i cili ka shprehur habi dhe nuk ka dashur t’ju besojë syve se ai që e ndihmoi ishte ish-kampoini i botës me ‘Panzerat’ në vitin 2014.

gjermani

(Momenti kur gjermani jep ndihmë për çilkistin që po rrezikonte rënien nga biçikleta)

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'