Gjermani, sekuestrohen 500 kg 
drogë në garazh, kapen 3 shqiptarë

3 shqiptarë dhe një malazez kanë rënë në prangat e policisë në Hanover të Gjermanisë pasi iu janë gjetur 500 kg drogë.

Banda u godit të hënën pasdite në një garazh që shërbente për rregullimin e makinave, të cilin e kishin kthyer në një vend për biznesin e drogës.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 33, 36 dhe 39 vjeç, ndërsa malazezi është 35 vjeç.

Policia i ka kapur në flagrancë 4 autorët të cilin ishin gati për të kryer shitjen e marijuanës, e ndarë në qese prej 30 kg si dhe paketa më të vogla.

4 autorët kishin blerë edhe një makinë paketimi për të punuar më shpejt.

Policia gjermane gjatë kontrolleve në apartamente, gjetën gjithashtu edhe 60.000 euro të gatshme, bizhuteri si dhe 2.3 kg marijuanë.

Vlera e drogës kap shifrën e 2 milionë eurove nëse shitet në treg.
droge
droge
droge
droge
  (Droga dhe paratë e sekuestruara)

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë