BERLIN- “Gjermania nuk ka përgjuar tabulatet telefonike të autorizuara nga Ambasada gjermane në Uashington”. Kështu u shpreh Kreu i Shërbimeve Sekrete gjermane BND, Gerhard Schindler në edicionin online të “Die Zeit”, duke mohuar informacionin e publikuar nga kjo e përjavshme rreth deklaratës së homologut të tij amerikan, sipas së cilës “Gjermania spiunonte SHBA-në”.

Një ditë më parë, kreu i Shërbimeve Sekrete amerikane (DNI) James Clapper dhe kreu i NSA-së, gjenerali Keith Alexander deklaruar para Kongresit se “vendet ''aleate'' të SHBA-së kanë kryer operacione spiunazhi kundër SHBA-së”.

Pas zbulimit të përgjimeve telefonike të Kancelares Angela Merkel, sipas agjencisë së lajmeve DPA, një delegacion i shtetit gjerman dhe Shërbimeve Sekrete u takuan të mërkurën në Uashington me përfaqësues të qeverisë amerikane.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)