BERLIN, 17 gusht /ATSH-AFP/ - Faktin që eurozona e ka lënë mënjanë në mënyrë të dukshme çështjen e shlyerjes së borxhit të Greqisë përbën tashmë një sukses, u shpreh sot zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel.
"Nga këndvështrimi gjerman, përbën sukses pasi tashmë mund të flitet më shumë se kurrë për një shlyerje të borxhit", deklaroi zëdhënësi, Steffen Seibert, gjatë një konference të rregullt shtypi të qeverisë.
Komunikata përfundimtare e publikuar dy ditë më parë nga ministrat e Financave të eurozonës, në përfundim të takimit gjatë së cilit i dhanë dritën jeshile programit të tretë të ndihmës për Greqinë prej 86 miliardë euro saktësoi se qëndrueshmëria e borxhit mund të sigurohet në sajë të programit të reformave bindëse dhe të plota dhe masave suplementare pa shlyerjen formale të borxhit./
/v.b/