Frika ka mbërthyer dy qytetet gjermane, Ludwigshafen e Lampertheim pas shpërthimit në dy impiante kimike të gjigandit gjerman Basf. Bilanci provizor flet për 1 i vdekur, 6 të zhdukur e 6 të plagosur.
Shpërthimet kanë ndodhur në dy qytete me distancë 30 km larg njëri- tjetri konkretisht në Lampertheim e Ludwigshafen në perëndim të vendit.
Në zonën e Ludwigshafen rreth 80 km larg Frankfurtit është një nga impiantet më të mëdhenj kimik në botë, Zona është me një sipërfaqe prej 10 km katror dhe rreth 39 mijë banorë. Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 11 e 30 pranë portit verior mbi lumin Ren ku është impianti i gazit dhe naftës. Ndërsa shpërthimi i parë ndodhi më herët në Lampertheim ku përpunohen materialet plastike.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëse të shumta ndërsa sipas njoftimit të shoqërisë shpërthimi ndodhi gjatë punimeve në një prej tubacioneve që përdoren për transportin e fluideve dhe gazrave.
Autoritetet: Mbyllni dritaret!Kompania i ka kërkuar njerëzve që jetojnë aty afër të evitojnë hapësirat e mëdha dhe të mbyllin dyert dhe dritaret e shtëpive.
Banorët e zonës së Ludwigshafen janë urdhëruar të mbajnë mbyllur dritaret dhe të fikin ventilatorët dhe kondicionerët.
Si pasojë e reve toksike mediat raportojnë se shumë persona kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen. Nga të dhënat e para të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa disa persona rezultojnë të zhdukur.
Në Lampertheim, ndërkaq shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme ambientale.
Nuk dihen shkaqetPolicia ka përjashtuar mundësinë e një akti të dyfishtë terrorist. Ndërkohë janë ndërprerë të gjitha aktivitetet industriale. Shpërthimi mund të ketë ndodhur pas disa punimeve në tubacione që shfrytëzoheshin për transportin e gazrave të ndezshëm me gazrat e anijeve. Ende nuk dihet tipi i substancave që janë emetuar në ajër.
Ndërkaq kompania më e madhe kimike në botë, “BASF” ka njoftuar këtë të hënë se ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit në selinë e saj në Ludwigshafen të Gjermanisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34