BERLIN, 12 shtator /ATSH-DPA/ - Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka paralajmëruar Rusinë kundër përfshirjes që synon mbajtjen në pushtet të presidentit sirian, Bashar al-Assad.
"Unë shpresoj se Rusia nuk është duke përkrahur zgjatjen e luftës civile në Siri", tha Steinmeier.
"Një situatë nuk duhet të krijojë veprime të përbashkët që bashkësia ndërkombëtare i konsideron të pamundura", tha ai, duke shtuar se duhet të ketë një fund në ndërhyrjen e pavarur në Siri.
Këtë javë Shtetet e Bashkuara te Ameriukes shprehën shqetësime për raportet e medias se Rusia mund të jetë duke dërguar ushtarë në Siri.
Por, Rusia më pas hodhi poshtë këto shqetësime, duke thënë se ushtarakët e tij kishte qenë në vend për shumë vite për të ndihmuar me pajisje ushtarake që Moska i siguron qeverisë se al-Assadit./ /n.r/ a.jor.








