“Transparency International”, në indeksin vjetor të korrupsionit ka zbuluar se lëvizjet populiste të cilat janë duke fituar terren në SHBA, Evropë dhe vende të tjera, do të shndërrohen në një pengesë të madhe në lufën kundër korrupsionit.
“Në vendet me liderë populistë apo autokratike, ne shpesh shohim zbehjen e demokracisë dhe një model shqetësues të përpjekjeve për të goditur shoqërinë civile, lirinë e shtypit dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit”, ka deklaruar Jose Ugaz, kryetari i “Transparency International”.
Ndërkohë sipas raportit të “Transparency International”, korrupsioni është përhapur në një masë shumë të madhe në sektorin publik në shumë vende të përfshira në këtë raport.
Ndërkohë vendet që janë më pak të prekura nga korrupsioni janë Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda, ndërkohë, nga ana tjetër Koreja e Veriut, Sudani i Jugut dhe Somalia, janë vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit nga 167 vendet e përfshira në këtë raport.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com