Në një skenë që të kujton filmat western, me një përplasje me armë në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani ka humbur jetën një 30 vjeçar nga Kosova.
Mediat gjermane raportojnë se mes drejtuesve të dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 pati një debat të ashpër dhe më pas u dëgjuan krisma. Shoferi i makinës Porsche Armin Neziri u përplas dhe më pas u gjet i vdekur BILD raporton se viktima është shqiptar i Kosovës. Ai është 30 vjeç dhe dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2017. Sipas Bild ai kishte vrarë një maqedonas.
Ndërkohë që policia ka identifikuar autorin si Rinor Z., i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia dyshon se në këtë ngjarje mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë.
Hetimet vazhdojnë dhe autori i krimit nuk është kapur akoma. Në aksion janë përfshirë edhe forcat speciale.
Foto nga vendi i ngjarjes dhe viktima
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e një shqiptari nga Kosova që ndodhi ditën e sotme në Hannover të Gjermanisë. Viktima i cili u qëllua për vdekje brenda makinës së tij tip “Porsche Cayenne” është identifikuar si Armin Neziri, 30 vjeç, ndërsa autori, po shqiptar nga Kosova është identifikuar si Rinor Z., i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia dyshon se në këtë ngjarje mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë.