Rusia do të mbyllë qendrat kulturore të Institutit Goethe në vend, pas akuzave të Gjermanisë se Moska qëndron pas një tentative sulmi me dron në aeroportin e Leipzigut.

Vendimi vjen pasi Gjermania njoftoi mbylljen e një qendre kulturore ruse në Berlin, si dhe të një konsullate ruse në Bon.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se qendrat gjermane do të mbyllen në Moskë, Shën Petersburg dhe Jekaterinburg.

"Gjermanët kanë degë të Institutit Goethe këtu: në Moskë, Shën Petersburg dhe Jekaterinburg. Epo, sigurisht, ata do t'i mbyllin ato. Ata gjetën një dron në Aeroportin e Leipzigut në Gjermani. Ata arritën në përfundimin se droni i ngjan atyre të përdorura nga Rusia, megjithëse ende nuk mund ta konfirmojnë përfundimisht këtë", tha ai.

Instituti Goethe, organizata gjermane për kulturën dhe gjuhën, u hap për herë të parë në Moskë në vitin 1992, menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.