Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kualifikuar për raundin tjetër të kampionatit botëror pavarësisht humbjes së pësuar nga Gjermania në ndeshjen e fundit të grupit G. SHBA-të u mposhten me rezultat 0-1 nga Gjermania, por falë golavarazhit më të mirë se sa Portugalia, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klinsmann kaloi në fazën tjetër të kampionatit botëror.
Ndeshja Gjermani-SHBA në pjesën më të madhe të minutave ishte monotone falë edhe shiut të dendur që e shoqëroi. Megjithatë kjo nuk e pengoi yllin e ekipit gjerman që pas 10 minutave nga fillimi i pjesës së dytë të shënonte golin e fitores përballë SHBA-ve me një super gjuajtje nga jashtë zone duke bërë të pavlefshme hedhjen e portierit Hauard. Ky ishte edhe goli i katërt i Mylerit në këtë kampionat botëror. Në ndeshjen tjetër të grupit, Portugalia ka marrë një fitore nderi ndaj Ganës.
Në pjesën e parë luzitanët morën kryesimin falë autogolit të John Boye në minutën e 31 pas një rrëmuje në zonë. Në pjesën e dytë Asamoah vendos barazimin duke ringjallur shpresat për një fitore të mundshme, por Ronaldo nuk largohet nga Botërori pa vendosur emrin në listën e shënuesve duke realizuar 10 minuta nga fundi me një gjuajtje jashtë zone dhe kaluar Portugalinë në avantazh. Sulmuesi arriti të shënonte vetëm në ndeshjen e fundit duke u kujtuar shumë vonë.
Pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve të grupit G, Gjermania kalon grupin në vendin e parë me 7 pikë, SHBA 4 pikë, Portugalia 4 pikë dhe Gana 1 pikë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com