BERLIN- Gjermania do të shkatërrojë mbetjet e arsenalit kimik sirian në territorin e saj, njoftuan sot ministritë gjermane të Jashtme dhe të Mbrojtjes me anë të një komunikate të përbashkët.

“Me kërkesën e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), qeveria federale vendosi që Gjermania të kontribuojë në për shkatërrimin e mbetjeve të armëve kimike siriane”, deklaruan dy ministritë e sipërcituara.

”Gjermania ka dëshirën dhe mundësitë të eliminojë në territorin e saj mbetjet e armëve kimike”, saktëson komunikata që detajon mënyrën praktike të këtij operacioni, informon AFP

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)