Gjermania fiton në miqësoren e
veteranëve 3-4 ndaj Shqipërisë

Gjermania fiton në miqësoren e<br />veteranëve 3-4 ndaj Shqipërisë
Përfundon me humbje miqësorja e luksit të Shqipërisë përballë Gjermanisë 3-4. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” u prit me mjaft interes nga shumë adhurues të futbollit gjerman, por edhe idhujve kuqezinj. Edhe pse ishte një ndeshje miqësore e brezave, Shqipëria përsëri nuk arriti që të merrte një fitore përballë gjermanëve duke pësuar një tjetër humbje. Humbja 3-4 risjell në memorien e shumë shqiptarëve atë të 1997 ku kuqezinjtë ishin fare pranë një rezultati historik, por u mundën me të njëjtin rezultat. Golat për kuqezinjtë u realizuan nga Alban Bushi 34′ e 43′ dhe Kola 40+1′.

Për gjermanët shënuan Bobic 16′, Reich 19′, Albertz 48′, 54′. Nga tre golat e Shqipërisë vlen të theksohet ai i realizuar nga Agustin Kola me penallti me parabël, që ngriti në peshë stadiumin duke marrë duartrokitjet e spektatorëve. Trajneri i ekipit Kombëtar ishte Astrit Hafizi, ndërsa tekniku gjerman ishte Eckerhad Kraytzun. Të ardhurat e miqësores do të shkojnë për ndërtimin e një fushe futbolli për personat me aftësi të kufizuara.

Historia e Canës
Kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit Lorik Cana gjithmonë arrin që të tërheqë vëmendjen e mediave dhe opisionit sportiv me historinë e jetës së tij në fushë dhe jashtë saj. Lorik Cana bashkë me Etrit Berishën dhe disa lojtarë të Lazios vizituan  shkollën multietnike ‘Salvini’ që ndodhet në Via Caposile të Romës. Ata ishin e debatit “Nga shkolla në stadium”. Gjatë fjalës së tij, Cana i është përgjigjur interesimit për karrierën e tij mbi vështirësitë, sukseset dhe dështimet që ka arritur deri tani.

Pyetjes së cila ka qenë ndeshja dhe kundërshtari më i vështirë në karrierën e tij, kapiteni kuqezi ka deklaruar se “Ndeshja më e vështirë në të cilën kam luajtur ka qenë kundër Holandës së Van Persiet. Momenti më i mirë ishte kur fituam Kupën e Italisë me Lazion. Debutimi me PSG, dhe kur vesha fanellën e Kombëtares shqiptare. Ishte një emocion unik, sepse në atë moment je i vetëdijshëm se po përfaqëson një popull të tërë”deklaroi ai.

Renditja e FIFA-s
Shqipëria mbetet në vendnumëro në renditjen e publikuar nga FIFA për muajin Maj, në pozicionin e 57 me 575 pikë. Shkak i mosndryshimit të vendit për këtë muaj ka qenë fakti që ekipet kombëtare nuk kanë pasur aktivitet. Edhe kundërshtarët e Shqipërisë në grup përveç Danimrkës nuk kanë pasur ndryshime pozicioni. Gjermania vazhdon të kryesojë.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë