Gjermania forcon mbretërimin
rrëmben Kupën e Konfederatave
Finalja përmes fotove, ‘dorëzohet' Kili
She

Gjermania forcon mbretërimin<br />rrëmben Kupën e Konfederatave<br />Finalja përmes fotove, ‘dorëzohet' Kili<br />She
Gjermania shpallet kampione e Kupës së Konfederatave, pasi mposhti Kilin në finalen e zhvilluar në Rusi me rezultatin 1-0.
 
Përplasja mes kampionëve të Botës në fuqi dhe atyre të Amerikës Latine ishte mjaft e luftuar nga minuta e parë dhe deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.
 
Gjermania e vulosi fatin e ndeshjes shumë shpejt, teksa në minutën e 20 të pjesës së parë Lars Stindl kaloi në avantazh ekipin e tij.
 
Kili tentoi në minutat e mbetura të pjesës së parë, por edhe të dytë që të barazonte, por nuk arriti që të çante mbrojtjen gjermane.
 
Kështu Gjermania përpos Kupës së Botës që fitoi në 2014, vijon me trofetë.
 
Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Gjermania do të thyejë mallkimin, pasi të gjitha ekipet që kanë fituar Kupën e Konfederatave nuk kanë arritur të fitojnë Botërorin pasardhës.

Portugalia mposhti Meksikën me rezultatin 2-1, duke u renditur e treta në këtë kompeticion.



Sherr mes Kimmich dhe Vidal në finalen e Kupës së Kofenderatave
Mbrëmjen e sotme në finale e Kupës së Konfederatave pati një incident që tregon edhe njëherë se futbolli është befasues dhe plot incidente.

Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Arturo Vidal dhe Joshua Kimmich u përplasën ashpër me njëri-tjetrin.

Mesfushori kilian dhe ai gjerman që luajnë së bashku tek Bayern Munchen, janë konfrontuar dhe kanë sharë njëri tjetrin dhe për këtë janë ndëshkuar me karton të verdhë, kartona të merituar plotësisht.

Kiliani Vidal, e ka quajtur Kimmichin ‘bir k***e’, ndërsa edhe gjermani i është vërsulur atij dhe kjo ngjarje nuk I ka pëlqyer aspak Bayernit, që reagoi me anë të një statusi në Titter ku shkruan, “MiaSanMia, por jo sot për Kimmich dhe Vidal, të cilët u ndëshkuan me kartonë të verdhë”.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën