1663070953_ZKPZKM512202111.jpg

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, të cilat bënë thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kurti thotë se ka mirëpritur riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga Ministrat për Çështje Evropiane të Trekëndëshit të Weimarit”, shkruan Kurti.


Lajmi kryesor:

Franca, Gjermania dhe Polonia deklaratë të përbashkët: Të liberalizohen vizat e Kosovës! Të gjendet një marrëveshje me Serbinë