Rregullisht në bazë të zhvillimit të pandemisë, Instituti gjerman Robert Koch aktualizon të dhënat, në bazë të cilave Ministria e Jashtme e Gjermanisë e vendos ose e heq një vend nga lista e vendeve të rrezikuara. Nga e diela (05.09) Ministria e Jashtme gjermane e vendosi sërish Shqipërinë në listën e zonave me rrezik të lartë të virusit, kjo pasi Instituti Robert Koch e kategorizoi Shqipërinë si vend me rrezik të lartë të premten, për shkak të numrit të lartë në rritje të infektimeve.
Në këtë listë rifuten edhe Serbia, Sri Lanka, Azerbajxhani dhe Japonia. Ky kategorizim ka pasoja për udhëtarët që kthehen nga pushimet.
Udhëtarët e pavaksinuar apo ata që nuk e kanë kaluar Coronën dhe kthehen nga zonat me rrezik të lartë të virusit, duhet për 10 ditë të futen në karantinë, edhe nëse paraqesin një test negativ të Coronës. Vetëm pas ditës së pestë të karantinës, ajo mund të ndërpritet pas një testi negativ. Edhe fëmijët duhet të futen në karantinë. Kurse fëmijët nën 12 vjeç nuk ka nevojë të bëjnë test të ri pas pesë ditësh karantinë, ajo mbaron për ata automatikisht pas ditës së pestë. Të vaksinuarit dhe të shëruarit mund të mënjanojnë karantinën, nëse paraqesin një dokument të vaksinimit apo shërimit nga Corona.
Përveç karantinës të kthyerit në Gjermani nga zonat e rrezikut duhet të plotësojnë më parë edhe një formular digjital
(https://www.einreiseanmeldung.de/#/). Të testuarit, të vaksinuarit plotësisht dhe të shëruarit duhet të ngarkojnë në këtë portal edhe dokumentin që vërteton vaksinimin, shërimin nga Corona apo rezultatin e testimit./ DW
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
21 Janar, 10:13
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vendit tonë i duhen 30 miliardë euro më shumë për mbrojtjen nga viti 2028
18 Janar, 15:13
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar, 15:19