Duke harruar skepticizmin që I përfshiu gjermanët fillimisht, qendrat e vaksinimit në Gjermani, janë në një ‘sulm’ të vërtetë pasi qytetarët kërkojnë të vaksinohen me AstraZeneca. Një situatë e tillë u krijua pasi autoritetet shëndetësore bënë të ditur se të gjitha moshat mund ta merrnin këtë vaksinë pavarësisht nga rregullat fillestare se sugjeronin vaksinimin e qytetarëve mbi 60 vjeç.
"Vaksina anglo-suedeze tani është aq shumë e kërkuar sa sasitë e porositura mund të mos jenë të mjaftueshme", tha presidenti i shoqatës së farmacistëve Thomas Preis, për gazetën Rheinische Post.
"Shumë mjekë janë të irrituar, sepse ata janë të detyruar të anulojnë takimet e vaksinimit të përcaktuara kohë më parë". Siç shpjegon Spiegel, "Për një kohë të gjatë AstraZeneca ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të efekteve anësore, tani mjekët mezi po përballojnë kërkesat". Sipas të përjavshmes, popullariteti i vaksinës angleze varet nga fakti që administrimi i dozës së dytë mund të shkurtohet deri në katër javë dhe kjo "e bëri këtë vaksinë veçanërisht tërheqëse për të rinjtë, të cilët dëshirojnë të përgatiten me një vaksinim i plotë. deri në rihapjen e plotë ", siç shprehet ende Preis.
Pavarësisht rekomandimit të Komisionit të Përhershëm të Vaksinimi për të vaksinuar personat mbi 60 vjeç me AstraZeneca, pas rasteve shumë të rralla të trombozës, veçanërisht në gra. Por pas studimeve dhe vëzhgimeve të mëtejshme u vendos që një masë e tillë të hiqej.
Qeveria dhe landet kishin pezulluar rregullin e përparësisë që nga fillimi i majit për AstraZeneca, për të adresuar ngërçet e mundshme në furnizimin me vaksina të tjera dhe për të zgjeruar gjithnjë e më shumë numrin e të imunizuarve.
Ndërkohë, ka katër Lande që i kanë lënë vendin "liberalizimit" të plotë të vaksinimeve, pas Bavarisë, Brandenburgut dhe Baden Wuerttembergut, së shpejti edhe në Berlin të gjithë ata që duan të imunizohen kundër koronavirusit do të kenë qasje të lirë në vaksinë, pavarësisht nga grupmosha, kategoritë profesionale ose ndonjë patologji e mëparshme.
Aktualisht, 34.32% e popullsisë gjermane ka marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID, e barabartë me mbi 28 milion njerëz, ndërsa 10% e tyre janë vaksinuar plotësisht me një total prej 8.3 milion individë.