Gjermania intensifikon ‘luftën’ ndaj pandemisë, miraton 3 teste COVID të cilat mund të bëhen në kushte shtëpie

Gjermania intensifikon ‘luftën’ ndaj pandemisë, miraton 3 teste COVID të cilat mund të bëhen në kushte shtëpie

Foto ilustruese e testit COVID

GJERMANI- Gjermania miratoi tre teste të COVID-19 për përdorim shtëpiak, si pjesë e strategjisë së Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn, për testimin masiv dhe për të ndihmuar ekonominë më të madhe të Evropës të dalë nga një bllokim i cili ka filluar që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar.

Fillimisht numri infektimeve në Gjeromani nga COVID-19 ishte i qëndrueshëm, por kohët e fundit infektimet janë shtuar shumë duke e bërë të vështirë dhe gati të pamundur lehtësimin e masave anti-COVID.

Kancelarja Angela Merkel i ka thënë ligjvënësve të partisë së saj konservatore të bëjnë testet e shpejta më të aksesueshme dhe të rrisin kapacitetin e tyre që të mund të bëhet i mundur kthimi në normalitet, sipas Reutersit.

Instituti Federal për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore, miratoi të mërkurën testet e shpejta për përdorim nga njerëz që nuk janë mjekë profesionistë.

Gjermania nuk është i vetmi shtet në botë i cili ka aprovuar përdorimin e testeve të shpejta në kushte shtëpie, pasi edhe Austria ka teste të cilat tashmë po përdoren në shkolla dhe pritet gjatë javës së ardhshme të jenë në çdo farmaci falas.

Edhe në Angli, vullnetarët dhe policia kanë shpërndarë mjete testimi COVID-19 në përpjekje për të ndaluar përhapjen e një varianti  infektiv që ka origjinën nga Afrika e Jugut.

Gjermania ishte një nder ato shtete të cilat fillimisht janë përgëzuar për mënyrën se si janë përballur me pandemisë dhe pasojat e saj socio-ekonomike, por duket sikur vala e dytë ka gjetur këdo të papërgatitur.

Aktualisht numri total i infektimeve nga koronavirusi është 2,408,591, ndërkohë që ai i viktimave ka shkuar 69,341në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh