Gjermania investon 70 mijë € për
arkivimin e negativëve të "Marubit"

Gjermania investon 70 mijë € për<br />arkivimin e negativëve të
Qeveria Gjermane ka vënë në dispozicion rreth 70.000 euro për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Muzeun Kombëtar të Fotografisë MARUBI në Shkodër.

Ditën e martë në Shkodër është përuruar projekti i mbështetjes së shtetit gjerman për arkivimin e rreth 500.000 negativëve të saj. Puna do të vijojë me sigurimin e kutive të arkivimit dhe materialeve të tjera. Materialet iu dorëzuan muzeut të fotografisë prej Ambasadores Susanne Schütz në prani të Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Projekti ka nisur me mbërritjen e rreth 7.000 kutive të konservimi dhe 82.000 zarfe speciale për arkivimin e negativëve. Për këtë kontribut Ministrja Kumbaro falënderoi ambasadoren e Gjermansie Schutz.
 
 
Muzeu Kombëtar i Fotografisë MARUBI ka një thesar unik kulturor të Shqipërisë”, u shpreh Ambasadorja Schütz.
 
I pranishëm ishte edhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i cili theksoi se fototeka “Marubi” është tregues i identitetit evropian të shqiptarëve. Me projektin gjerman Muzeu Kombëtar i Fotografisë MARUBI ka aplikuar një sistem të ri konservimi.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre