Gjermania fiton ndeshjen e parë në Euro 2016, atë ndaj Ukrainës. Një gol i Shkodran Mustafit, i cili është me orgjinë shqiptare, në minutën e 19 dhe goli i shvashtajger në fund të ndeshjes u kanë mjaftuar gjermanëve për të marrë 3 pikët. Mustafi shënoi një gol të mrekullueshëm me kokë në minutën e 19 të takimit, pas një krosimi të dhënë nga Toni Kros, ndërsa goli i Bastian Shvajnshtajger u shënua falë një kundër sulmi në minutën e 92.
Gjermanët e kanë dominuar ndeshjen, duke krijuar disa raste, por edhe Ukraina pati shanset e saj për të barazuar. Rasti më i diskutueshëm ishte në minutën e 36 të pjesës së parë, ku Boateng e largoi topin mbi vijën e fundore të portës së Nojerit. Pavarësisht se Ukraina kërkoi gol, teknologjia ka përcaktuar se topi nuk e kaloi vijën.
Në pjesën e dytë gjermanët ishin superior duke dominuar ndeshjen, si me rastet e krijuar, por edhe me mbajtjen e topit. Në fund një kthim pas i topit nga Mustafi për pak se u shndërrua në autogol.
Ndërkohë më herët është luajtur edhe ndeshja tjetër e Grupit C ku Polonia ka dalë fituese përballë Irlandës së Veriut. Polonia ka fituar me rezultatin 1 me 0 dhe heroi i takimit ishte sulmuesi i Ajaksit, Milik, i cili gjuajti saktë brenda zonës, në minutën e 51. Polakët kanë dominuar të gjithë ndeshjen, ndërsa irlandezo-veriorët janë përpjekur të luajnë me kundër sulm, por pa mundur të gjejnë golin. Në Grupin C Gjermania dhe Polonia kryesojnë me pikë të barabarta.
/Shqiptarja.com