Gjermania jep 2 milionë euro për zhvillimin rural në Shqipëri

Qeveria gjermane do të financojë një projekt të ri me vlerë 2 milionë euro për zhvillimin e qëndrueshëm rural në Shqipëri. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe drejtori i GIZ Hannes Cassens.  Kjo marrëveshje synon të adresojë si duhet sfidën e konsolidimit dhe orientimit të bujqësisë në Shqipëri drejt një bujqësie më konkurruese.

Në fjalën e rastit gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ministri Çuçi tha se kjo paketë është tërësisht e fokusuar në objektiva realë. Pas implementimit të këtij programit të parë, tha ministri, do të kemi edhe një marrëveshje tjetër me shtesë fondi prej 8 milionë euro.

Katër janë shtyllat kryesore ku do të fokusohet bashkëpunimi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe GIZ.

•             Implementimi i strategjisë dhe politikave për Zhvillim Rural (mbështetje për zhvillimin e strategjive dhe politikave në përputhje me kërkesat e BE, duke rritur përthithjen e fondeve të IPARD).

•             Promovimi i zinxhirit të vlerës së produkteve tipike në zona të caktuara (zgjedhja e produkteve do të ketë orientim ndaj tregut, produkteve tradicionale apo produkteve të turizmit rural)

•             Përmirësimi i edukimit dhe forcimi i dijeve në Bujqësi dhe Turizëm Rural.

•             Rritja e kapaciteteve dhe njohurive në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (mbështetje ndaj shërbimit këshillimor, shoqërisë civile, organizatave etj... me një fokus të veçantë në inovacionin në bujqësi)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë