Qeveria gjermane: Kryeopozitari rus Navalny është helmuar me një agjent nervor të epokës sovjetike

Qeveria gjermane ka deklaruar se kryeopozitari rus Alexei Navalny është helmuar dhe se testet e kryera në mostrat e marra kanë treguar për praninë e një agjentit nervor të epokës Sovjetike (Novichok).

Novichok, gjithashtu është përdorur për të helmuar ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Britani. 

Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert, tha se testimi nga një laborator i posaçëm ushtarak gjerman kishte treguar prova të "një agjenti nervor kimik nga grupi Novichok".

Seibert tha gjithashtu se qeveria gjermane do të informojë partnerët e saj në Bashkimin Europian dhe NATO rreth rezultateve të provave. Ai u shpreh se do të konsultohet me partnerët "për një përgjigje të përshtatshme të përbashkët ndaj Rusisë".

Më herët partnerët perëndimorë të Rusisë, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, kishin bërë thirrje për një hetim transparent mbi helmimin e Navalny kurse Kremlini kishte sugjeruar në vend të kësaj të mos dilet në përfundime të nxituara për atë që ka ndodhur me kryeopozitarin derisa të ketë prova të sakta për helmimin e disidentit.

Navalny, i cili është një nga kritikët më të ashpër të Vladimir Putin, u sëmur më 20 gusht gjatë një fluturimi nga qyteti Tomsk për në Moskë. Pas një ulje emergjente në Omsk, politikani u shtrua në spital në kujdesin intensiv në spitalin e qytetit siberian.

Pasi mjekët rus hoqën dorë nga kundërshtimi për ta lejuar atë të transferohej në Gjermani, familja arriti që ta çonte 44-vjeçarin në një klinikë në Berlin, ku stafi mjekësor konfirmoi tezën e helmimit, tezë kjo që është mohuar me forcë nga Moska

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 02/09/2020 16:43

    Po edhe ketu paskan ardhur langashet e Jales dhe PD's??? qenkeni hedhur per te treguar se gjoja paska shumice qe s'voton PS????? Pi*dhni p*rdhni se liroheni!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr