Një 20-vjeçar i lindur në Gjermani, por me origjinë nga Kosova është dënuar me 3 vite e 9 muaj burg pasi pranoi se u është bashkuar militantëve të shtetit islamik në Siri, duke shënuar kështu gjykimin e parë në Gjermani për një rast të tillë.
Bëhet fjalë për Kreshnik Berisha, i cili ka pranuar se ka ndenjur 6 muaj në Siri përkrah xhihadistëve të ISIS. Sipas ekspertëve, dënimi cilësohet i ulët për shkak të mungesës së pjekurisë së të pandehurit dhe për faktin se nuk kishin prova të mjaftueshme se ai kishte marrë pjesë drejtpërdrejt në luftime.
Kreshnik Berisha u arrestua dhjetorin e një viti më parë dhe deri më tani ka qëndruar në paraburgim. Mijëra vullnetarë perëndimorë thuhet të kenë marrë pjesë në luftën xhihadiste në Siri dhe Irak duke përhapur frikë në Europë dhe Shtetet e Bashkuara për një kthim të mundshëm në shtetet mëmë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com