GJERMANI- Koalicioni qeverisës i kancelares gjermane Angela Merkel ka hartuar një plan prej 6 miliardë eurosh për rehabilitimin e 18.000 emigrantëve sirianë të ardhur nga Austria në fundjavë. Nga kjo shuma 3 miliardë do tu shpërndahen qeverive federale ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për financimin e programeve për azilantët.

Këto masa e kanë vënë kancelaren gjermane në qëndër të kritikave pasi shumë anëtarë të koalicionit të saj shprehen të shqetësuar për krijimin e precedentëve të rrezikshëm. Kritika ka pasur edhe nga kancelari austriak Verner Fajman, i cili është shprehur se masave të emergjencës duhet t’u vijë fundi dhe gjëndja duhet të kthehet në normalitet.

Ndërkohë në kufirin midis Hungarisë dhe Serbisë vazhdon ndërtimi i barrierave për të ndaluar fluksin e emrigrantëve, të cilët pavarësisht masave të ndërmarra vazhdojnë të futen në territorin Hungarez.

Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)