Gjermania po punon me partnerët europianë për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian. Këtë e deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

“Duam të përshpejtojmë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian. Duam ta përshpejtojmë procesin dhe për këtë po punojmë në Bruksel”, tha Merz.

Kancelari gjerman theksoi se përparimi i Kievit drejt BE-së lidhet edhe me reformat që Ukraina duhet të zbatojë, veçanërisht në forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

“E mirëpres shumë faktin që presidenti Zelensky na e dha përsëri këtë garanci. Në fund të fundit, këto reforma janë të rëndësishme për dhënien e ndihmave të mëtejshme financiare. Qeveria dhe parlamenti kanë një përgjegjësi të veçantë të përbashkët në këtë drejtim”, deklaroi ai.


Lajmi kryesor:

Sulme të reja në Kiev gjatë vizitës së kancelarit Merz! Moska: Do të luftojmë edhe për 0,01% të territorit të Donetskut! OKB zbulon bilancin tronditës të luftës në Ukrainë