Greqia nuk mund të bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kështu shkruan gazeta e njohur gjermane, Frankfurten Allemagnem Zeitung. Në një artikull analizues të raporteve shqiptaro-greke, gazeta gjermane thekson se kërcënimet greke me bllokim të integrimit janë fjalë boshe.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, nënvizon media gjermane, e di shumë mirë se “e ashtuquajtura e perspektivë BE” nuk është më asgjë më shumë se një iluzion.
“Kjo është arsyeja pse kërcënimi për të penguar një proces që nuk ka përparuar prej vitesh vështirë se do ta trembë kryeministrin e Shqipërisë.”
Ndërkaq gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” komenton vendosjen nga Mitsotakis te Fredi Beleri si kandidat për eurodeputet në listën Demokracisë së Re.
Sipas analisteve gemanë kryeministri grek ka dy synime me përzgjedhjen e Belerit. Së pari, Athina dëshiron qe të tërheqë sa më shumë vëmendjen e Brukselit për këtë çështje.
“Zgjedhja e Belerit duhet t’u bëjë të qartë burokrateve në BE se shkelja e shtetit ligjor në Shqipëri është një çështje panevropiane. Deri më tani kancelari gjerman Olaf Scholz dhe zyrtarët e Brukselit e kanë konsideruar çështjen e Belerit një çështje dypalëshe. Ndryshe mendon kryeministri grek, pasi për të çështja ka të bëjë me mënyrën se si Shqipëria i trajton pakicat etnike, se si funksionon drejtësia Shqiptare.
Rasti Beleri, thuhet nga qeveria greke se është një betejë e vlerave të perëndimit Evropës së bashkuar, në të njëjtën kohë duke emëruar Belerin, Partia Néa Dimokratía e Mitsotakis synon që të fitojë vota edhe nga ana e ekstremit të djathtë të spektrit politik grek. Si anëtar i burgosur i minoritetet grek në Shqipëri, Beleri është kandidati i ideal për këtë, përveç kësaj, rezymeja e tij mund të tërheqë vota përtej qendrës së djathtë,” thekson “Frankfurter Allgemeine Zeitung” duke iu referuar ndër të tjerave edhe përfshirjes së Belerit në organizatën MAVI.
Siç thekson gazeta gjermane Beleri mbeti pranë të djathtës ekstreme edhe pas lirimit të tij nga burgimi në vitet 1990. Ai ishte pjesë e fraksionit neo-nazist grek Agimi, një lëvizje e ekstremit të djathtë.