“Armiku i armikut tim, është miku im". Kështu janë shprehur një pjesë e tifozëve brazilianë duke bërë tifo për Gjermaninë për të fituar "Kupën e Botës" në finalen e Botërorit kundër Argjentinës….edhe pse “panzerat” i mundën me rezultatin 7 me 1 në gjysmëfinalen e botërorit që u mbajt në shtëpinë e tyre.

Konflikti ndërmjet dy shteteve këtë botëror ka qenë më i ndezur pasi fitorja e Botërorit nga Argjentina në Brazil do ishte e papranueshme për tifozët brazilian.

Gjithashtu edhe tifozët gjermanë nëpërmjet pankartave janë solidarizuar me tifozët brazilianë për konfliktin që kanë me argjentinasit duke u shkruar "Nuk do lejojmë Argjentinën të fitojë në shtëpinë tuaj". Duket ky si një premtim i mbajtur nga Gjermania ku mbrëmë arriti të mundë Argjentinën me rezultatin 1-0 ne kohën shtesë dhe të fitojë "Kupën e Botës"

tifozat gjerman
Redaksia Online