Drejtor i Institutit të Virologjisë në Spitalin Charité në Berlin, Christian Drosten ka paralajmëruar se Gjermania mund të përballet me një valë të dytë të pandemisë COVID-19 .
Ai ka theksuar se vala e dytë e virusit vdekjeprurës mund të shmanget nes masat merren në kohën e duhur.
“Unë nuk jam optimist se brenda një muaji do të kemi akoma një situatë të tillë paqësore siç kemi tani për sa i përket veprimtarisë epidemike. Në dy muaj, unë mendoj se do të kemi një problem nëse nuk i ndizni përsëri të gjithë sensorët e alarmit”,- tha Drosten.
Mjeku i bën thirrje qytetarëve që të mbështesin autoritetet shëndetësore dhe të vazhdojë t’i përmbahen udhëzimeve për distancimin fizik.
Ai iu referua shteteve jugore të ShBA-ve për të cilat tha se po përballeshin me një “situatë të tmerrshme” për shkak të lehtësimit të parakohshëm të karantinës.
Gjermania ka rifutur në karantinë mbi 360,000 persona ditën e martë pas shfaqjes së një vatre koronavirusi në një fabrikë mishi.
Lajmi kryesor:
Covid, në Itali regjistrohen në 24 orë 34 viktima! Më shumë se 9.4 milionë raste infeksioni në botë










