Golashënuesi më i mirë i kombëtares gjermane të futbollit, Myler është shprehur i kënaqur për ecurinë e deri tanishme në aspektin ekipor dhe personal në kampionatin botëror të Brazilit.

“Unë jam i kënaqur me golin që shënova ndaj SHBA dhe në ndeshjen me Portugalinë. Me SHBA Ishte një ndeshje e vështirë në një fushë të rëndë. Ishte vështirë për të fituar dhe ne jemi të kënaqur që kemi përmirësuar lojën tonë.

Tani ne mendojmë për rundin e dytë në këtë kampionat, jemi të përqendruar për sfidën e ardhshme. Shpresojmë që të fitojmë kampionatin botëror, pasi është një ëndërr e të gjithëve´tha ai.



d.b/shqiptarja.com