Shkatërrohet Brazili. Gjermania është superfuqi, një uraugan i vërtetë që fundosi 5 herë kampionët e botës 7-1, 5 gola i shënoi në vetëm 29 minuta. Gjysmëfinalja  në ‘Belo Horizonte’ për Brazilin nisi pa Neymar dhe Tiago Silvën.

Gjermania e nisi ndeshjen në mënyrë më të mirë të mundshme, pas një goditje këndi në minutën e 11, harkimi i Toni Kros gjen mjaft mirë sulmuesin Tomas Myler që dërgon me qetësi topin në rrjetë. Goli çorienton Brazilin.

brazili





















Kundërsulmi dhe pasimet e shpejta çekuilibrojnë Brazilin që humbet toruan duke pësuar golin e dytë me Miroslav Klosen, që përpos dyfishimit, thyen edhe rekordin e Fenomenit Ronaldo duke kaluar në shifrën e 16 golave në 4 Botërorë të zhvilluar. Por Gjermania nuk mjaftohet me kaq, Toni Kros siglon dopietë personale brenda dy minutave në të 24’ dhe të 26’ duke shkaktuar dramë në stadium.

Megjithatë ‘pancerat’ nuk janë të kënaqur duke u treguar të pamëshirshëm dhe shënuar golin e 5 me Kedirën në minutën e 29 pas kombinimeve të jashtëzakonshme jashtë zonës. Në 5 golat e shënuar, mbrojtja braziliane dhe portieri Cesar ishin inekzistentë në fushë duke lënë shumë për të dëshiruar.

brazili




















Megjithatë Gjermania nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit, pasi në pjesën e dytë të ndeshjes arriti të realizonte edhe dy gola të tjerë me Andre Schuerrle. Mesfushori i talentuar i sapo futur në pjesën e dytë shënon fillimisht në minutën e 69 pas pasimit të kapitenit Lahm në zonë. Ndërsa 10 minuta më pas është përsëri Andre Schuerrle në të 79’ që shënon golin e dytë personal dhe të 7 për ekipin e Gjermanisë.

brazili



















Brazili kujtohet të shënojë golin e nderit në minutën e 90 me Oscar. Ndërsa Gjermania fitoren e thellë e shoqëroi edhe me një tjetër rekord përveç atij të Kloses, pasi është ekipi i parë që shënon 5 gola në një kampionat Botëror brenda 29 minutave të pjesës së parë. Ndërsa data 8 Korrik do të ngelet në memorien e brazilianëve si dita më e zezë në historinë e futbollit.

brazili





















E ndërsa Gjermania është në qiellin e shtatë pas sigurimit të finales së madhe që do të zhvillohet në ‘Maracana’ Brazili thyen një tjetër rekord, këtë herë negativ, pasi ka pësuar humbjen më të thellë në histori. Shkatërrimi nga Gjermania pritet që të shoqërohet me largimin e trajnerit Felipao, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe një rokadë në Federatën Braziliane të Futbollit.