Rreth 40 mijë emigrantë pritet të mbërrijnë në Gjermani në dy ditët e ardhshme, duke dyfishuar kështu numrin e atyre që hynë brenda territorit gjerman fundjavën e kaluar. Lajmi konfirmohet nga autoritetet gjermane, të cilat po përballen me sfidën e menaxhimit të kësaj situate.
Rreth 4 mijë trupa ushtarake kanë zbarkuar në pjesë të ndryshme të vendit për të dhënë mbështetje logjistike, ndërsa Gjermania është shndërruar në destinacionin më tërheqës për refugjatët sirian, që pasi autoritetet vendosën të pranojnë shqyrtimin e kërkesave për azil pavarësisht se cili ishte vendi i mbërritjes së emigrantëve brenda BE-së.
Dhjetëra mijëra emigrantë, kryesisht sirianë, kanë muaj që udhëtojnë përmes Turqisë, vendeve të Ballkanit me qëllimin për të arritur në Austri, Gjermani apo Suedi.
Pjesa më e madhe e emigrantëve pritet të mbërrijë në qytetin jugor Mynih, ku shumë të tjerë u mikpritën fundjavën e kaluar. Por kryetari i Bashkisë së Mynihut Dieter Reiter, ka bërë thirrje urgjente që edhe rajonet e tjera gjermane të bëjnë më shumë. Ai madje e cilësoi si skandaloze faktin që rajonet e tjera nuk po ofrojnë mbështetje për akomodimin e refugjatëve.
Sipas raportimeve në media, qeveria po shqyrton mundësitë për të marrë nën kontroll ndërtesat e lira që jepen me qera për të akomoduar emigrantët. Ndërsa një qendër e madhe po ngrihet në Saksoninë e ulët për të proceduar të gjitha kërkesat që vijnë dhe strehuar refugjatët.
Por kjo krizë ka nxjerrë në pah përçarje të thella mes vendeve anëtare të BE-së. KE njoftoi planet për kuota të detyrueshme prej 120 mijë azil-kërkues për secilin prej shteteve anëtare. Por Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia kundërshtojnë këto masa.
Vetëm në 24 orët e fundit mbi 3 mijë emigrantë kanë mbërritur në Hungari përmes kufirit me Serbinë, ku pjesa më e madhe janë sirianë dhe afganë.
Ndërkohë kryeministri hungarez Viktor Orban i ka kërkuar BE-së të japë 3 miliard euro për vendet kufitare me Sirinë si Turqia, Libani dhe Jordania në mënyrë që ti jepet fund këtij emigracioni masiv drejt Europës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com