BERLIN - Gjermania do të mbajë zgjedhjet parlamentare të djelën dhe partia e Kancelares Angela Merkel është mjaft lart në anketat e opinionit. 

Optimizmi për rritjen ekonomike duket se po shkon në favorin e saj dhe pak çështje të tjera janë pjesë e fushatës zgjedhore të Partisë Kristian Demokrate.
 
Në prag të zgjedhjeve të së dielës, një parti duket se është më e preferuara, Partia Kristian Demokrate e Angela Merkelit.

Sondazhet e opinionit tregojnë se koalicioni i zonjës Merkel, CDU/CSU, dhe partneri aktual në qeveri, Demokratët e Lirë (FDP), mund të fitojnë së bashku 45% të votave.

Tre partitë kryesore opozitare, Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe partia radikale e majtë Linke, poashtu mund të fitojnë afro 45% të votave.

Nëse dështon ta fitoj shumicën parlamentare me partinë FDP, Angela Merkel, ndoshta duhet të formojë koalicion me të gjelbrit ose edhe “koalicionin e madh” me Socialdemokratët.
 
Kështu, social demokratët që tani janë në vend të dytë, ka mundësi t’i bashkohen Kancelares Merkel në një koalicion të madh të qendrës dhe të së majtës. Nëse fitojnë shumë vende, ata mund të hyjnë në koalicion me të Gjelbërit, duke e lënë zonjën Merkel jashtë qeverisë.

Redaksia online
(aq/sg/shqiptarja.com)