Gjermania planifikon të armatoset rëndë për vitet e ardhshme

Gjermania planifikon të armatoset rëndë për vitet e ardhshme

Armatimet gjermane

Pas kritikave të shumta për gjendjen e keqe në pajisjen e ushtrisë, autoritetet Gjermane kanë nisur një ofensivë për pajisje. Ministrja e Mbrojtjes Von der Leyen planifikon të nënshkruajë 18 kontrata të reja vetëm për këtë vit. Kontratat e parashikuara të jepen këtë vit kapin shumën prej 25 milionë euro, njoftojnë gazetat "Handelsblatt" dhe "Bild".

Burimet e këtyre gazetave thonë se 18 kontratat e parashikuara për këtë vit janë pjesë e projekteve të shumta të nisura në janar dhe shkurt, kur është paraqitur një listë e pajisjeve të domosdoshme të ushtrisë gjermane. Autoritetet e ministrisë së Mbrojtjes e kanë konfirmuar se ekzistojnë planet e këtilla, por pa dhënë detaje të tjera.
Gazeta Welt njofton se ndër projektet e parashikuara është edhe blerja e dronave izraelite HeronTP, për të cilat partitë e Unionit dhe SPD kanë rënë dakord edhe në Marrëveshjen për bashkëqeverisje. Marrëveshja për nëntë vitet e ardhshme do të kushtojë 1,024 miliardë Euro. Marrëveshjet për shfrytëzimin e dronave Heron 1 në Afganistan dhe Mali do të zjgatet për periudhën deri në shkurt të vitit 2020.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes tha se dronat duhet të jenë të afta edhe për bartjen e armëve, por vendimi nëse vërtet do të jenë të armatosura në misionet e tyre do të merret më vonë. Marrëveshja e koalicionit nuk parasheh përdorimin e dronave të armatosura në misionet e tyre në këto vende. Lidhur me pajisjet dhe armatimet duhet të darkordohet edhe Bundestagu, pas konstatimit nëse kontratat janë në përputhje me Kushtetutën, të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat etike. Huazimi i dronave izraelite është një nga projektet më të rëndësishme të armatimeve në ministrinë e Mbrojtjes. Marrëveshja ka dështuar në mandatin e kaluar për shkak të rezistencës së partisë socialdemokrate.

Më shumë avionë dhe helikopterë
Bundeswehri duhet të pajiset edhe me shtatë helikopterrë dhe gjashtë avionë transportues C-130J Hercules, të cilët prodhohen në Évreux të Francës. Ministrja von der Leyen do të vazhdojë edhe marrëveshjen për përdorimin e avionëve ukrainas Antonov, në periudhën 2019 - 2021. Qëllimi është që të zvoglohen pasojat nga prishjet e mundshme të avionëve Airbus A400M.

Në listën e gjërave që do të porositen është edhe teknologjia e radarëve për Eurofighter, pajisjet detektuese, përmirësimin e tankseve Puma, helikopterrët NH90, hedhësit e raketave dhe gjëra të tjera. Janë planifikuar edhe një sasi e uniformave të reja për misionet luftarake.

Financimi i paqartë
Por financat për këto projekte ende nuk janë siguruar në tërësi. Autoritetet thonë se kjo është një listë aktuale. Ndërsa realizimi i projekteve varet nga financimi dhe ligji për buxhetin e vitit 2018./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja