Gjermania regjistron rekord infektimesh nga COVID-19, ekspertët: Nëse nuk merren masa do të vuajmë pasoja të rënda! Doza përforcuese prioritet

Gjermania regjistron rekord infektimesh nga COVID-19, ekspertët: Nëse nuk merren masa do të vuajmë pasoja të rënda! Doza përforcuese prioritet

Foto ilustruese

GJERMANI- Teksa jemi në kulmin e përjetimit të një vale të re të COVID-19, prej shfaqjes së variantit delta, në Gjermani rezultuan pozitivë me virusin 33,949 persona në 24 orët e fundit. Kjo është shifër rekord, më e lartë e regjistruar ndonjëherë në vend, që nga fillimi i pandemisë.

Kreu i Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive Lothar Wieler, ka paralajmëruar se nëse nuk merren masa të menjëhershme lidhur me pandemisë, Gjermania do të vuajë sërish pasoja të rënda.

"Nëse nuk veprojmë, kjo valë e katërt do të sjellë përsëri një vuajtje të madhe. Shumë njerëz do të sëmuren rëndë dhe do të vdesin, dhe shërbimet shëndetësore do të jenë përsëri nën presion ekstrem," tha Wieler.

Një alarm për rritjen e infektimeve nuk është ngritur vetëm në Gjermani, por të gjithë Europën, pasi ato po rritet dita ditës e më shumë.

Diskutime të shumta lidhur me masat anti-COVID po vlojnë në çdo tryezë  ekspertësh, për të gjetur një zgjidhje për mbajtjen nën kontroll të pandemisë, në këtë pikë tepër kritike,

Helge Braun, shefi i shtabit të Kancelares, Angela Merkel, tha se në Gjermani duhet të merren më seriozisht vaksinat përforcuese, për personat më të ekspozuar ndaj virusit dhe më lehtë të prekshëm ndaj ti.

Prej ditës së djeshme, vetëm vetëm 6.7% e njerëzve mbi 60 vjeç në Gjermani kishin marrë një vaksinë përforcuese, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave