Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar se sot kthehen në vendlindje 240 azilantë ndërkohë që theksohet në deklaratë se qindra të tjerë do të kthehen në javët në vazhdim.Me këtë shteti Gjerman po rithekson edhe njëherë faktin e thënë më herët se për shqiptarët nuk do të ketë azil.

Gjatë këtyre dy javëve në vazhdim do të riatdhesohen në Tiranë nga Gjermania në datat e poshtëshënuara azilkërkues shqiptarë.
 
Në datën 02.09, ora 14:10  - rreth 200 persona
Në datën 02.09, ora 14:40  - rreth 140 azilkërkues
 
Në datën 03.09, ora 14:00  - rreth 40 azilkërkues
 
Në datën 04.09, ora 15:15 - Numri i saktë nuk na është bërë ende i ditur
 
Në datën 10.09, ora 16:20 - Numri i saktë nuk na është bërë ende i ditur

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)