Gjermania shënon rritjen më të madhe të lindjeve në 23 vjet, 9 muaj pas lehtësimit të kufizimeve anti-COVID

Gjermania, kontrast të plotë me trendin botëror të rënies së numrit të lindjeve, gjatë pandemisë ajo ka raportuar 10 për qind rritje të shtimit natyror në mars. Zyra e Statistikave deklaroi se kjo është shifra më e lartë që nga viti 1998.

Fuqia kryesore evropiane në shkurt raportoi 6 për qind rritje të lindjeve,  ndërkohë në mars shifra shkoi në 65.903, rreth 5.900 më shumë se në mars të vitit të kaluar.

Rritja e lindjeve në Gjermani u shënua nëntë muaj pas rënies të valës së parë të koronavirusit në Gjermani në maj të vitit të kaluar dhe në kohën e lehtësimit të parë të masave, shkruan Reuters.

Ekspertët e popullsisë i kanë atribuuar përjashtimin gjerman politikave miqësore ndaj familjes dhe shkallës së lartë të emigracionit si dhe shpejtësisë së vendit për të siguruar njerëzit që do të paguhen nga shteti nëse nuk mund të punojnë gjatë karantinës.

Ekonomia më e madhe e Evropës dikur kishte një nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në rajon pasi normat dhe politikat konservatore e bënin  të vështirë për gratë që të kujdeseshin për familjet dhe të punonin njëkohësisht  duke shtuar mungesën e fuqisë punëtore.  Kjo filloi të ndryshojë ndërsa Kancelarja Angela Merkel zgjeroi përfitimet për prindërit dhe investimet shtetërore në kujdesin për fëmijët nga 2005. Vendimi i saj i vitit 2015 për të lejuar mbi një milion refugjatë kryesisht të rinj nga Siria dha një nxitje të mëtejshme.

Zyra e Statistikave deklaroi se shkalla  e lindjeve është stabilizuar në shtete si Spanja, Franca ose Belgjika, që kanë qenë të goditura më rëndë nga pandemia, ndërsa ato janë shtuar në mars edhe në shtete tjera evropiane, sidomos në pjesën lindore të kontinentit.

Shumë shtete kanë shënuar rënie të numrit të lindjeve gjatë pandemisë së koronavirusit. Në Kinë, vitin e kaluar u shënua rënie prej 18 për qind në numrin e lindjeve. Kjo ishte rënia më e madhe që nga viti 1961. Shtetet e Bashkuara pësuan 4 për qind rënie në këtë aspekt, që ishte ulja më e madhe nga viti 1979.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?