Gjermania shton stimujt për personelin shëndetësor shqiptar

Gjermania shton stimujt për personelin shëndetësor shqiptar

Vala e emigracionit të personelit shëndetësor, që ka prekur prej vitesh Shqipërinë, rrezikon të përforcohet edhe më tej, për shkak se spitalet gjermane kanë rritur stimujt për tërheqjen e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria.

Para disa ditësh, një nga spitalet më të mëdhenj në Gjermani solli përfaqësuesit e saj në QSUT, të cilët i bënë një ofertë joshëse personelit të infermierisë, e paaplikuar më parë. Infermierët e përzgjedhur që ishin rreth 20, në një ditë të vetme, do të lënë punën gjatë mësimit të gjuhës gjermane në nivelin B1 në Shqipëri, kundrejt një pagese mujore 400 euro.

Pagesa do të jepet si kompensimin për pagën që punonjësit marrin në QSUT në mënyrë që ata të përfundojnë sa më shpejt mësimin e gjuhës. Më parë, ky stimul nuk mundësohej pasi mësimi i gjuhës vijonte teksa ata ishin në punë. Gjithashtu në kontratën përkatëse, punonjësit gjatë vitit të parë të mësimit në Gjermani do të paguhen me 1500 euro, teksa do t’iu kompensohet një pjesë e qirasë. Pasi të jenë standardizuar njohuritë, pagat do të kalojnë 2000 eurot.

Për shkak të kësaj situate, një nga pavijonet më të rëndësishme të pediatrisë ka mungesë personeli me 30%. Nga 23 infermierë që janë në organikë, gati 6 vende janë të lira, kryesisht për shkak të largimeve drejt Gjermanisë.

Burimet nga QSUT pohojnë se, stafet mjekësore shqiptare, sidomos infermierët shqiptarë, kanë rezultuar me aftësi të larta në Gjermani. Kjo për shkak se, infermierët shqiptarë në QSUT përpunojnë të sëmurë më shumë se normat europiane. Shqipëria radhitet ndër vendet me numrin më të ulët të stafit mjekësor në raport me popullsinë.

Kjo situatë e ka bërë personelin shëndetësor shqiptar me përvojë, duke ushtruar shumë funksione për disa lloje sëmundjesh. Bie fjala nuk ka asnjë infermier në QSUT që nuk bën injeksione dhe nuk vë vigona, ndërsa në spitalet europine përgjegjësitë janë shumë të reduktuara, për shkak se, një infermier shërben për shumë pak pacientë.

Nga viti 2013 deri në vitin 2018 janë larguar nga vendi 875 mjekë. Vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga vendi kryesisht drejt Gjermanisë rreth 2 mijë infermierë. Sipas të dhënave nga numri i certifikatave të kërkuara pranë Urdhrit të Mjekut, në vitin 2018 janë larguar 164 mjekë dhe janë diplomuar mbi 250 nga Fakulteti i Mjekësisë. Nga të dhënat shihet se janë larguar tre gjenerata mjekësh. Largimet u bënë më të dukshme pas vitit 2014, ku ikjet e mjekëve specialistë ishin më shumë se 150 në vit mesatarisht./Monitor/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 23/08/2019 10:06

    Shteti mbase duhet te konsideroj ngritjen e infermjereve me Master ne rangun e Nurse Practitioner (sic eshte ne Amerike dhe Angli). Ne kte rol inf ben diagnostikimin dhe vendos trajtimin e pacjentit ne baze te vizites/simptomave. Kjo do zvendesoj doktoret ne klinika. Infermjer, pse nuk kerkoni nepermjet Indeed.com apo Monster.com "recruter" qe mund tu lidhe me institucjone qe kan nevoje per sherbimet tuaja, ktu paguajne $35 ora dhe mbajne taksa rroge me pak se ne Gjermani, kam pare qe supportojne viza pune. Suksese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike