Gjermania thotë se do t’i mbyllë 3 konsullata iraniane, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian

Gjermania thotë se do t’i mbyllë 3 konsullata iraniane, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian

Jamshid Sharmahd, në një gjykatë në Iran, më 2022

Gjermania do t’i mbyllë që të tri konsullatat iraniane në Gjermani, si përgjigje ndaj ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Jamshid Sharmahd, nga Irani, tha të enjten vonë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

“Ne e kemi bërë të qartë vazhdimisht se ekzekutimi i një shtetasi gjerman do të ketë pasoja serioze”, tha Baerbock në Nju Jork. “Prandaj, kam vendosur t’i mbyllë që të tri konsullatat iraniane në Frankfurt, Munih dhe Hamburg”, shtoi ajo.

Baerbock theksoi se marrëdhëniet e Gjermanisë me Iranin kanë “rënë më poshtë se në pikën e ulët”, pas ekzekutimit të Sharmahdit në Teheran më 28 tetor. Baerbock tha se ekzekutimi i Sharmahdit tregon se “regjimi i padrejtësisë” në Iran vazhdon të veprojë me brutalitet.

Që të gjithë 32 punonjësit në tre konsullatat duhet të largohen nga vendi, përveç nëse kanë shtetësi gjermane. Ambasada iraniane në Berlin nuk preket nga ky urdhër.

Irani thirri në takim të ngarkuarin e Gjermanisë me punë në Teheran për të protestuar ndaj vendimit “të padrejtë” të Gjermanisë, njoftuan media shtetërore më 31 tetor.

Media shtetërore iraniane tha se Sharmahd u ekzekutua pasi ishte dënuar për kryerjen e sulmeve terroriste. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha të qenit i pasitur me pasaportë gjermane nuk i jep askujt imunitet.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, iu bashkua Baerbockut për ta dënuar fuqishëm ekzekutimin e Sharmahdit, duke e quajtur atë “skandal” për Qeverinë iraniane.

Zëvendës i dërguarit të posaçëm, Abram Paley, nga Zyra e Dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Iranin, përshëndeti vendimin e Gjermanisë për mbylljen e tri konsullatave iraniane.

“Ne qëndrojmë të bashkuar me komunitetin ndërkombëtar për të mbajtur përgjegjës regjimin”, tha ai në X, duke e cilësuar ekzekutimin e Sharmahdit si “të padrejtë”.

Sharmahd, 69 vjeç, akuzohej nga Irani se udhëhiqte një grup promonarkist, për të cilin Teherani beson se ishte përgjegjës për një sulm vdekjeprurës me bombë në vitin 2008, si dhe për planifikimin e sulmeve të tjera në vend.

Katërmbëdhjetë iranianë dhe 210 të tjerë u plagosën në sulmin në xhaminë Sayyid al-Shuhada Husseiniya në Shiraz, gjatë një ceremonie për ta nderuar imamin Hussein, imamin e tretë të myslimanëve shiitë.

Ministria e Inteligjencës e Iranit e akuzoi Sharmahdin për planifikimin e sulmit, një akuzë të cilën familja e tij e hodhi poshtë si “qesharake”. /REL/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin