MYNIH-Trafikantët shqiptarë kanë mundur që në 6 muaj të fusin nga Ekuadori përmes arkave me banane në Hamburg 1.8 ton kokainë. Policia gjermane në harkun kohor të 8 muajve ka neutralizuar bandën që operonte në Gjermani duke vene para ne pranga 12 persona, ku 10 prej tyre janë shqiptarë, shkruan prestigjozia "Bild". Por, ministri bavarez tha sot se hetimet nuk mbyllen me kaq, pasi ne pranga sipas tij nuk kane rene strukturat organizative të bandës shqiptare që operojnë jashtë Gjermanisë.
Vlera e drogës në tregun e zi kap një vlerë deri në 400 milionë euro. Dymbëdhjetë personat që ndodhen në paraburgim janë të moshës 21-51 vjeç. Nga personat e ndaluar vetëm 2 janë gjermanë, ndërsa dhjetë të tjerët janë shqiptarë. Për të futur bandën në grackë jane inflitruar shume agjentë policie. Drejtuesi i kompanise qe eksportonte bananet nga Ekuadori, shtetas gjerman nga Hanover ka heshtur dhe thote se nuk ka dijeni si shqiptaret e kane perdorur per trafikim kokaine.
Antenne Bayern shkruan:
Si e gjetën drogën hetuesit
Të shpërndara nëpër kuti të zakonshme bananesh, 200 kile kokainë u dërguan nëpër spermarkete të ndryshme të Bavarisë vjeshtën e kaluar. Ajo që punonjësit dhe hetuesit panë me sy në shtator 2017 i la të shtangur. Por nuk kishte mbaruar me kaq.
Sepse sasi edhe më të mëdha droge u trafikuan nga Ekuadori për në Gjermani. Droga e përmasave të mëdha mund të shihet edhe në fotot e këtij shkrimi. Në javët dhe muajt pas zbulimeve të para, Zyra bavareze për Investigimin Kriminal dhe arriti t’i japë një goditje të rëndë trafikimit të organizuar të drogës përmes një hetimi ndërkombëtar.
Në Gjermani u sekuestrua thuajse një ton kokainë. Nga hetimet doli se rreth 1.8 ton kokainë ishin trafikuar në tregun e zi me një vlerë prej 400 milionë eurosh. Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann e vlerësoi punën e hetuesve dhe deklaroi: “Kjo sasi e madhe e kokainës tejet të rrezikshme mund të kishte shkaktuar dëme të mëdha në Evropë”.
"Një sukses i madh investigativ, i paprecedentë në nivel kombëtar”, tha ministri ministri Herrmann për bashkëpunimin ndërmjet policisë, prokurorisë dhe doganave gjermane.
Transporti i sofistikuar dhe sistemi i shpërndarësve
Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. “Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha drejtori i Investigimit Kriminal Jörg Beyser. Trafikantët më pas i hapnin këto vrima për të marrë kutitë e drogës. Se përse disa kuti prej tyre mbërritën nëpër supermarkete nuk është ende e qartë. Me sa duket duhet të ketë patur ndonjë gabim në zinxhirin e logjistikës së bandës.
“Qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”, tha Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann (CSU) të mërkurën në Mynih. Sipas hetuesve, droga ishte e fshehur në Ekuador në paketa të vogla në kuti banane dhe ishte dërguar në Hamburg.
Shkrimi në "Bild" për bandën shqiptare të drogës
Detaje të reja janë zbardhur nga sasia rekord e kokainës e futur në Gjermani nga trafikantët shqiptarë, të cilën e sillni atë nga Ekuadori të fshehur në banane. Policia kapi rreth 1.8 tonë kokainë, ndërsa hetuesit kanë njoftuar se rreth 1 ton tjetër të jetë zhdukur gjatë përplasjeve.
Sipas hetuesve, në kutitë e bananeve trafikantët fshihnin kokainë shumë të pastër, vlera e së cilës në total arrinte në 400 milionë euro kur shitej në tregun e zi të lëndëve narkotike.
Mediat gjermane kanë zbuluar dhe çmimin e pabesueshëm me të cilën shitej lënda narkotike në Ekuador, ku 1 kg kushtonte 1.365 euro, ndërsa në tregun e zi gjerman kapte shifra marramendëse, ku vetëm 1 kg arrinte deri në 75.800 euro.
Kjo mënyrë trafiku e kokainës kolumbiane drejt BE përmes kutive me banane, që përdorej nga trafikantët shqiptarë, ka befasuar hetuesit gjermanë, të cilët e kanë cilësuar një mënyrë të hatashme, pasi ishte dhe një ndër sasitë më të mëdha që futej në këtë vend.
Paketimi i tonëve me banane dhe dërgimi i tyre nga Ekuadori në Hamburg nuk lindte dyshime për askënd. Të zbulosh kokainën midis mijëra kutive me banane është pothuajse e pamundur. Nëse doganat në port do e bënin, do ishte si të kërkonin gjilpërën në kashtë. Kutitë e bananeve sillen me anije përmes kamionëve frigoriferikë në të gjithë Gjermaninë. Ato dërgohen në disa qendra të posaçme, ku sistemet kanë deri në 50 dhoma të pjekjes individuale. Aty bananet nga jeshile piqen e marrin ngjyrën e verdhë.
Jorg Beyser, kreu i Departamentit të Antidrogës
Ndërsa ministri gjerman, Herman, deklaroi se ballkanasit e gjetën veten te trafiku i drogës, pasi ju mbyll trafiku i refugjatëve.
(Anija që përdorej për trafikun e kokainës nga shqiptarët)
(Salla e bananeve ku fshihej kokaina)