Gjermeni: 9 mld lekë për projektet
e bashkive për zhvillimin urban

9 miliard lekë është vlera e vënë në dispozicion të bashkive për projektet të cilat kanë si synim zhvillimin urban.Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni gjatë inspektimit të disa projekteve në qytetin e Kavajës, teksa ka theksuar se, kjo vlerë është vetëm për vitin 2016.
 
Është hapur thirrja e re për projekte si për njësitë vendore edhe për agjencitë rajonale të zhvillimit.  Vetëm për vitin 2016 është parashikuar një fond prej 9 miliard  lekë për të mbështetur nga qeveria projekte të zhvillimit urban, rehabilitimit urban, të rigjallërimit të qyteteve si edhe projekte rajonale që nxisin zhvillimin ekonomik dhe social” tha Ministrja Gjermeni.
 
Ajo ka shtuar se, deri më 22 shkurt mund të aplikojnë për financim njësitë e qeverisjes vendore nëpërmjet projekteve që nxisin rivitalizimin e qyteteve. Ndërsa mesi i muajit mars është afati i fundit i aplikimit  për dy ose më shumë njësi vendore bashkarisht, Agjencinë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal, agjencitë për zhvillimin rajonal 1,2,3,4, Agjencinë për Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit; nëpërmjet projekteve të zhvillimit rajonal.
 
Bashkë me kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi Gjermeni inspektoi tre projektet tashmë të përfunduara në këtë qytet: Rikonstruksioni i sheshit të Xhamisë Kubelike,  Rruga e Zonës Industriale, Rikonstruksion i rrugës së Tironsave.
 
Tre projektet janë financim i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve me vlerë 800 milion Lekë. Po ashtu është inspektuar edhe sheshi i Xhamisë Kubelike, prej të cilit përfitojnë rreth 35,000 banorë. Ky projekt ofron një qarkullim më të disiplinuar të mjeteve dhe ofron një tjetër hapësirë publike në funksion të qytetarëve të Kavajës, tërësisht e rikompozuar me gjelbërim dhe ndriçim.
 
Ndërsa, dy projektet e tjera, rikonstruksioni i rrugës së zonës industriale dhe rrugës së Tironsave i jep një hov të ri zhvillimit të biznesve, si dhe sjell standarde bashkëkohore për Kavajën. Ndërkohë, po punohet edhe  për rikonstruksionin e një pjese të shëtitores, projekt, i cili ka një vlerë prej 126 milion lekësh.

Bashkia Kavajë është një nga 26 bashkitë e përzgjedhura për tu mbështetur financiarisht nga qeveria për hartimin e planit vendor. Bashkia dhe studio fituese po punojnë për dokumentin final, i cili sikundër tha Ministrja Gjermeni pritet të përfundojë brenda qershorit duke orientuar zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë