TIRANE- Kompetencat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kanë ngjallur debate mes mazhorancës dhe opozitës në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku ishte e ftuar ministria e Urbanistikës Egantina Gjermeni.
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) ka marrë kompetencë të plotë për të bërë klasifikimin e lejës si të ligjishme apo jo, dhe do të jetë kjo strukturë që do të verë veton nëse ndërtimet e ndërtuara do të legalizohen apo të do të shemben.
Relacioni i vendosur në dispozicion nga ministria e Urbanistikës i ka ndarë në katër kategori ndërtimet: Me leje, por që janë të kundraligjshme; pa leje ndërtimi, ndërtime që kanë shkelur afatin e lejës dhe kushtet teknike, ndërtimet që janë në proces legalizimi, ato që kanë shkelur lejën e legalizimit dhe ndërtimet me e ngritura në zonat e mbrojtura.
Ministrja e Turizmit dhe e Urbanistikës Eglantina Gjermeni ka qenë e ftuar në një seancë pyetjesh nga deputetët e djathtë pikërisht për të folur mbi kompetencat që ka INUK, pas vendimit të marrë nga qeveria Rama.
Seanca është përfshirë në diskutime të ashpra, pasi PD e ka vlerësuar si të pabazueshme në ligj që INUK të marrë kompetencë për të vlerësuar objektin e ndërtuar me apo pa leje. Ish-ministri paraardhës Sokol Olldashi e ka quajtur këtë taktikë si një rrëmbim të kompetencave të organeve të tjera sicc është gjyqësori. Olldashi solli shembuj se në zonat e mbrojtura të Velipojës ka ndërtime pa leje. Përvecc këtij shembulli Olldashi tha se ka objekte që janë rrethuar, janë bllokuar të bëjnë ndërtime dhe nuk kanë marrë një dokument që subjekti të ketë mundësi për ta ankimuar.
Eglantina Gjermeni e argumenton me faktin se ccdo procedurë do të zhvillohet sipas ligjit, qytetarët kanë të drejtë të ankohen pas veprimit të INUK dhe se kjo është pika kryesore mbi të cilën do të mbështet reforma për displiminin e territorit. “Akti normativ i jep fuqi arbitrare këtij inspektoriati. Me paligjshmerin e këtij akti ne po institucionalizojmë këtë arbitraritet.
Ai cënon atë që është e drejta e pronës së shqiptrave. Kjo është në dëm të stabilitetit ekonomik. Kjo VKM cënon parimin e sigurisë juridike. Shteti duhet te mbroj pronën jo të cënojë pronën. Fakti qe kemi një kryeministër të ri s’do të thotë se duhet të cënohet prona. Pushteti ekzekutiv s’mund të cënojë pushtetin vendore. Po merrni nëpërkëmbë interesat e qytetarve. Ky akt është në kundërshtim me Kushtetutën”- tha deputeti i PD-së Genc Ruli, ish ministër i Bujqësisë.
Sherr për kompetencat e INUK-ut, debati në Komision
Shalsi: Ministrja e ka kohën e limituar për shkak të angazhimeve të tjera, prandaj pyetjet duhet të jenë të shkrutra dhe koncize, gjithashtu duhen edhe përgjigjet.
Ruli: Mënyra se si u bënë pyetjet duke ditur limitet e kohës.
Shalsi: Ne po e respektojnë opozitën, kam firmosur edhe unë se ju s’kishit firmat për të plotësuar kuorumin. Turku shkeli vendimin e grupit të tij dhe bëri pyetje.
Turku: Keni kufizuar kohë, kemi të drejtën e pyetjeve dhe komenteve. Po e përdornin ju palën tuaj. Mos e keqpërdorni postin. Mos me referouni mua.
Toci: A i janë dhënë kompetenca INUK për të prishur pa leje, apo edhe me leje?
Gjermeni: Kompetencat janë dhënë për prishjet e ndërtimeve për paje por edhe ato me leje që shkelin kushtet ligjore sipas ligjit ekzistues.
Gaçi: A janë cenuar të drejtat themelore te individit ne këtë VMK?
Gjermeni: Nuk janë cënuar të drejtat e individit. Pronarët e ndërtimeve do të prishen kanë të drejtë për tu ankuar në gjykatë. Është e bazuar në Kushtetutë dhe në legjislacion.
Kopliku: Do të ndërhyhet në të gjithë territorin e vendit.
Gjermeni: Zonat me përpëparësi kombetarë kanë prioritet. Do të zhvillohet ndërhyrje në të gjithë territorin nga task forca.
Koçi: Çfarë roli ka task-forca në prishjen e ndërtimeve me leje dhe pa leje?
Gjermeni: Është ngritur një task force nga Ministria e Brendshme për t’i dhënë fund informalitetit, duke i dhënë hartat e detajuara.
Turku: A janë pajisur inspekoritet me harta të dixhitalizuara? A janë të përditësuara me vendimet e qeverisë që merren shumë shpejt dhe shumë shpesh? Në rast se janë vendime të gabuara të INUK si veprohet më pas, ku mund të nakohen qytetarët?
Gjermeni: Ka harta për ndërtimet informale. Ka harta nga autoritet e planifikimit të territorit. Ndërhyrja bëhet kur jemi 100 % të sigurt. U lihet kohë për tu ankuar në gjykatë subjekteve të prekura. Nuk do të ndodhë asnjë ndërhyrje gabim.
Bare: Kur ndërhyn INUK
Gjermeni: INUK ndërhyn kur inspektoriatet vendor nuk veprojnë.
Ruli: Kjo komedi duhet të marr fund. Kemi seance dëgjimore nuk po bëjmë pyetje-përgjigje. Na argumentoni ku është bazueshmeria në kushtetute. Ka një problem me kaoset e ndërtimeve, por kur sjellim një të vërtetë shqetësuese. Ky vendim bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjin. Shteti jonë duhet ta fitojë betejën për territorin, por kam merakun se me instrumentat dhe paligjshmerinë dhe me këtë VKM do të ketë një kosto të madhe. Them se ky vendim është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, pasi ndërtimet që janë bërë mbi bazën e një leje ose ndërtimet që janë legalizuar nga organet kompetente nuk mund të shëmben.
Shehu: mos u merrni me lloqe pazari.
Kopliku: Avash avash me këto fjalë.
Shalsi: Akoma nuk janë shpërblyer të përmbyturit na Shkodër në vitin 2009 dhe një ish-ministër nuk mund të flasë kështu
Ruli: Mos ndrysho temën. Përmbaju argumentitmit juridik.
Shalsi:E kam të pamundur të dëgjoj një ish-ministër që shqetësohet për marrjen e kompetencave të pushtetit vendor.
Olldashi: Ky akt është shumë problematik. Problemi është se ky akt në mënyrë të paprecedent është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtuese. Zor se gjen një akt që bie në kundërshtim me Gjyaktën Kushtetuese me ligjet ndërkombëtare dhe me të drejtën e pronës ku ekzekutivi merr përsipër të bëjë edhe gjykatën. Nuk mund të pranojmë një task- forcë që nuk drejtohet nga askush. Ka 10-tra ndërtime që rrethohen me shirit dhe nuk u japin një copë letre pronarëve për të ndjekur rrugët ligjore dhe për tu ankuar në gjyaktë. Kush jua jep të drejtën për ta shpallur të ligjshëm apo të paligjshëm një lejë ndërtimi. Po uzurponi kompetencat e gjykatës. Ka raste konkrete, nga kush nga çfare dhe si do të mbrohen ato që ju preken ndëtimet nga INUK.
Shalsi: Më duket se ju nuk keni lexuar as vendimet e qeverisë tuaj.
Olldashi: Ka bërë mirë Rama që s’të ka bërë ministër.
Shalsi: Ju e dini në 2007.
Olldashi: Jam dakord me Ramën.
Shalsi: Ish ministri nuk ka lexuar vendimin e tij.
Tahiri: Fajtor jeni të dyja palët PD dhe PS. Shqiptarët kanë derdhur djersë, kanë sjellë para nga emigracioni dhe kanë ndërtuar shtëpitë apo bizneset e tyre, duhet të shpërblehen, se edhe leja që është dhënë nga ju është dhënë. Lerini llogjet politike.
Lajmi u perditesua
Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com