Gjermeni: Licensuam 551 individë si
vlerësues të pasurive të paluajtëshme

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në përfundim të kursit të parë të trajnimit për vlerësuesit e pasurive te paluajtshme ku tha se dikasteri që drejton ka licensuar 551 individë si vlerësues të pasurive të paluajtshme.

Në këtë ceremoni janë shpërndarë edhe çerfitikatat për 40 pjesëmarrësit e parë në kursin e formimit të vazhduar, për vlerësuesit e tokave bujqësore, pyjore, kullotave, livadheve dhe tokës së pafrytëshme.

Kursi 6 mujor është një bashkëpunim i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban ku Gjermeni theksoi se që prej vitit 2013, kur u krijua Ministria e Zhvillimit Urban, një prej prioriteteve ishte licensimin i vlerësuesve të pasurive të paluajtshme.

Kuadri ligjor që ne trashëguam në vitin 2013, nuk e rregullonte licencimin, sa i takon këtyre vlerësuesve të specializuar në fushat që u pëmendën më lart. Për të zgjidhur këtë problematikë, Ministria e Zhvillimit Urban, hartoi  rregulloren për  vlerësuesit e pasurive te paluajtëshme, që u miratua nga Këshilli i Ministrave në shkurt të vitit 2015. Deri më sot, falë procesit të drejtuar nga MZHU janë licensuar 551 individë si vlerësues të pasurive të paluajtëshme, duke çuar në total në 978, numrin e vlerësueve në të gjithë vendin”, tha Ministrja Gjermeni.

Ajo bëri gjithashtu me dije se, ditën e martë, në Këshillin Kombëtar të Territorit do të miratohen 3 planet: Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit, Plani i Integruar Ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë – Durrës dhe Plani i Përgjithshëm Ndërsektorial i Bregdetit.

Këto 3 plane dhe 31 planet e përgjithshme vendore që do të hartohen brenda këtij viti përbëjnë procesin historik të planifikimit të territorit në vendin tonë. Ne do te kemi nevojë për profesionistë, të cilët do të na ndihmojnë në zbatimin e këtyre planeve”, deklaroi Ministrja.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Profesor Doktor, z.Bahri Musabelliu bëri me dije se së shpejti në këtë universitet do të çelet një degë e posaçme për planifikim dhe zhvillim territori, lajm i cili u mirëprit nga Ministrja Gjermeni.

Ministria e Zhvillimit Urban prej pak kohësh ka realizuar edhe dixhitalizimin e sistemit të aplikimit për licencimin e vlerësuesve të pasurive të paluajtshme, sistem i cili aktualisht është funksional.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen